Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, pritet që javën e ardhshme t’a vizitojë Kosovën, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar Kabineti i Presidentit, duke theksuar se ai do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë një ditore.
Ndërsa, tema e diskutimit do të jetë rreth përgatitjeve për samitin Brdo-Brione.
Kujtojmë se kjo është vizita e dytë e Presidentit slloven në Kosovë, pas një vizite që kishte bërë gjatë vitit 2018, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.