Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i ka falënderuar 141 vende kanë votuar pro rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ndaljen e agresionit rus në Ukrainë.
Përmes një statusi në Twitter ai ka falënderuar ata duke e publikuar listën e plotë.
Pesë vendet që kanë votuar kundër janë: Federata Ruse, Bjellorusia, Korea e Veriut, Eritrea dhe Siria.
Derisa 34 vende kanë abstenuar.
1/2 Вітаю схвалення ГА #ООН безпрецедентною більшістю голосів резолюції з рішучою вимогою до РФ негайно припинити віроломний напад на ????????. Вдячний усім і кожній державі, що проголосували «за». Ви обрали правильну сторону історії. pic.twitter.com/BP7nXgOXPa— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 2, 2022
Kombet e Bashkuara kanë votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës “në termat më të fortë të mundshëm”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.
Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Segiy Kyslytsya e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me Adolf Hitlerin.
Duke folur në Kombet e Bashkuara, ai tha se sulmi i Rusisë ka për qëllim zhdukjen e Ukrainës.
Kyslytsya shtoi: “Më shumë se 80 vjet më parë, një tjetër diktator u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e një populli tjetër. Ai dështoi dhe bota u përgjigj në mënyrë të vendosur dhe të bashkuar”, tha ai./Gazeta Enigma/