Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka arritur sot në Tiranë, ku është pritur me një ceremoni shtetërore nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ky vizitë thekson rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Enigma.
Pas takimit, Von der Leyen dhe Rama do të mbajnë një konferencë për media, ku pritet të diskutojnë temat kyçe që prekin zhvillimin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit në BE.
Një fokus i veçantë pritet të jetë përparimi i Shqipërisë në reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian./GazetaEnigma/