Presidentja: Ndërkombëtarët t’i ndalin ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet në veri

Presidentja: Ndërkombëtarët t’i ndalin ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet në veri

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore nuk ka të bëjë me referendum, dhe se iniciativa për largimin e kryetarëve tashmë është e paraparë me ligj.

Osmani ka theksuar se Kosova ka vullnet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, teksa u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të parandalojnë ndërhyrjet e Serbisë në këtë proces.

Osmani ka deklaruar se Serbia duhet ta dëshmojë që nuk do të ndërhyjë ilegalisht në zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës.

“Vullneti nga ana jonë për organizimin e zgjedhjeve të reja ekziston, tani duhet edhe serbët në këto komuna të tregojnë vullnetin për pjesëmarrje në zgjedhje dhe mbi të gjitha Serbia duhet ta dëshmojë, gjë që nuk e ka dëshmuar akoma që nuk do të ndërhyjë ilegalisht, siç ka bërë në të kaluarën, në zgjedhje që mbahen në komunat e Republikës së Kosovës. Dhe i bëjmë natyrisht thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë, aleatëve tanë, që të bëjnë çmos që të parandalojnë ndërhyrje të tilla të paligjshme që shpesh herë kanë përfunduar me dhunë e frikësim ndaj qytetarëve serbë në veri, që të mos i lejojnë ato që të bëhen nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Osmani gjatë një konference të mbajtur në Komunën e Istogut.

Related Articles