Presidentja Osmani pret Ballkanin pas suksesit në garat ndërkombëtare

Presidentja Osmani pret Ballkanin pas suksesit në garat ndërkombëtare

Skuadra e Ballkanit nesër ka një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare ku do të ndeshet me Sivassporin në kuadër të xhiros së 4-të në Fazën e grupeve ne Conference League.

Ballkani pas fitores javën e kaluar në Sivas, ka shtuar maksimum gjasat për t’ u kualifikuar dhe për ta motivuar edhe më shumë futbollistët, sot Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka pritur skuadrën e FC Ballkanit.

“Sot me ftesën e të parës së vendit ishim në presidencë. Vjosa Osmani na uroi për arritjen e klubit si dhe na dëshiroj suksese në ndeshjen e nesërme dhe rrugëtimin tutje në Evropë”, ka shkruar FC Ballkani, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles