Presidentja Osmani e shijoi nga afër koncertin e Armend Rexhepagiqit bashkë me familje

Presidentja Osmani e shijoi nga afër koncertin e Armend Rexhepagiqit bashkë me familje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e shijoi nga afër koncertin e mbrëmshëm të artistit, Armend Rexhepagiqi, krah bashkëshortit, Prindonit dhe dy vajzave të tyre, raporton Gazeta “Enigma”.

Osmani sot përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka shpërndar disa fotografi në rrjete sociale për të treguar magjinë e koncertit në të cilin e para e vendit tha se kujtimi dhe dashuria për muzikën u bashkuan në një natë të paharrueshme.

“Një koncert magjik, ku emocioni, kujtimi dhe dashuria për muzikën u bashkuan në një natë të paharrueshme. Armend Rexhepagiqi, me zërin e tij që sfidon kohën dhe një shpirt artistik që rrëmben zemrat e shumë gjeneratave, na çoi në një udhëtim të paharrueshëm ndërmjet nostalgjisë dhe freskisë së krijimeve të reja.  Faleminderit, Armend, për çdo akord që na bëri të ndiejmë emocion e nostagji dhe për krijimtarinë që sfidon kohën”, ka shkruar presidentja. /Gazeta Enigma/

Related Articles