Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar në takim për të premten, liderët e partive më të mëdha në vend, për të biseduar rreth hapave tutje, pas dështimit të krijimit të Qeverisë nga Albin Kurti.
Takimi është paraparë për në orën 12:00.
Kështu bëri të ditur për Gazetën Enigma këshilltari për Media në Presidencë, Bekim Kupina.
Aty pritet që partia e dytë fituese, PDK, me kryetarin Memli Krasniqi, të tregojnë nëse duan ta marrin mandatin për Qeveri. /Gazeta Enigma
