Presidentja Osmani në Krushë, Eulex jep donacion për koperativën (VIDEO)

Presidentja Osmani në Krushë, Eulex jep donacion për koperativën (VIDEO)

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, kanë dorëzuar një donacion për Kooperativën Bujqësore “Krusha” këtë të enjte.



Ky donacion që përfshin një furgon dhe disa pajisje teknologjike është dhuruar në mënyrë vullnetare nga misioni ndërkombëtar i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX.

Osmani tha se ky donacion, furgon dhe kompjuterë, do të plotësohet tutje edhe nëpërmjet mbështetjes së drejtpërdrejt nga Zyra e Presidentit së bashku edhe me donatorë të tjerë.

Ndërsa, shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark përgëzoi gratë e Krushës për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e ambicieve të tyre.

E pronarja e fabrikës, Fahrije Hoti tha për çdo ditë po i shtohen miqtë kooperativës, të cilët siç tha ajo, nuk ia kthyen shpinën asnjë herë.

Related Articles