Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek, të cilin e falënderoi për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Kështu ka njoftuar zyra e presidentes së Kosovës.

“Sipas Presidentes Osmani, Çekia ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet shtetndërtuese të Kosovës dhe perspektivën evropiane.  Në këtë frymë, Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Çekisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare për të cilën gjë mori konfirmimin e ambasadorit Bílek”.

“Me ambasadorin Bílek, Presidentja Osmani ka këmbyer pikëpamjet në raport me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe ka potencuar se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit, sikurse edhe për paqe e stabilitet”.

Sipas Presidentes Osmani, sfidat aktuale, Kosova do t`i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.

“Presidentja Osmani dhe ambasadori Bílek shprehën optimizmin e  përbashkët për të ardhmen e marrëdhënieve kosovare-çeke, teksa vunë në pah potencialin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.

Related Articles