Presidentja Osmani sot pret delegacionin e Shtëpisë së Bardhë

Presidentja Osmani sot pret delegacionin e Shtëpisë së Bardhë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet të me një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.

Njoftimi u bë i ditur nga Presidenca, ku thuhet se takimi me delegacionin amerikan do të mbahet në orën 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Zyrtarët amerikanë që do të jenë pjesë e delegacionit që do të priten nga Osmani raportohet se janë:

Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare,

Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e Presidentit të ShBA-së për Siguri Kombëtare,

Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare,

Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani.

Ndryshe, Osmani do të takohet edhe me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer nga ora 16:00.

Related Articles