Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në kuadër të Samitit të presidentëve të shteteve të rajonit, në Brdo-Brijuni (Slloveni), ka zhvilluar një takim me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Të dy presidentët i kanë vlerësuar të mira marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kanë potencuar se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe pakica malazeze në Kosovë janë urë lidhëse. Është diskutuar për bashkëpunimin bilateral dhe rajonal, liberalizimin e vizave, rrugën evropiane të Kosovës si dhe anëtarësimin në NATO.
Presidentja Osmani dhe homologu Gjukanoviq, kundërshtuan idetë për ndryshimin e kufijve, por edhe shfaqën shqetësimin e tyre për rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon. Në takimin ndërmjet dy presidentëve është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në sferën e turizmit, kulturës, arsimit dhe shkëmbimit ekonomik e tregtar.