Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve të të vrarëve në Gllogjan të Deçanit.
Në telegramin drejtuar familjeve Mustafaj, Hamzaj e Gjokaj, thuhet se Osmani lajmin për vrasjen e ka pranuar me dhimbje të madhe, derisa ka uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten.
“Lajmin për vrasjen e më të dashurve tuaj, Gentianës, Ledionit dhe Ganiut, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe si Presidente e Republikës së Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tyre”, thuhet në telegram. /Gazeta “Enigma”/