Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Paris për të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale me ftesën e presidenti të Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.
Sipas njoftimit, pjesë e këtij Samiti është edhe zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance dhe krerë të tjerë botërorë.
“Gjatë qëndrimit në Francë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Presidentit Macron, Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë”- thuhet në njoftim.
Në njoftim është paralajmëruar se presidentja Osmani do të jetë e pranishme edhe në darkën zyrtare në Pallatin Élysée në kryeqytetin francez, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan.
Në këtë udhëtim zyrtar, Osmani është shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, i cili do të jetë pjesë e organizmit që bënë zonja e parë e Francës, Brigitte Macron.