Presidentja e Kosovës, Vosa Osmani, e ka uruar Talat Xhaferin i cili është emëruar kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoni të Veriut.
Në plaftofrmën X, ajo ka shkruar se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Sot shënohet një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi ajo në Twitter.