Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca do të presin në takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.
Përveç se do të marrin pjesë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, do të marrin pjesë edhe ata të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Presioni në lidhje me lejimin për organizim të këtij referendumi është rritur sidomos sot kur shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.
Megjithëse presioni për Qeverinë e Kosovës që të lejojë këtë referendum ka ardhur edhe nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës është treguar e prerë në këtë çështje. /Gazeta Enigma/.