QUNT-i thirrje qeverisë që të lejojë OSBE-në të organizojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë

QUNT-i thirrje qeverisë që të lejojë OSBE-në të organizojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë

Shtetet e QUINT-it po kërkojnë nga qeveria e Kosovës që kjo e fundit të lejojë OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës.



Kështu, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se mirëpresin referendumin kombëtar të Serbisë të 16 janarit.

Ata theksojnë se ndjejnë keqardhje që qeveria nuk ka lejuar OSBE-në të mbledh fletëvotimet. Tutje shtojnë se ju vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar OSBE-në të mbledh fletëvotimet e serbëve të Kosovës.

Këto shtete kanë thënë se “mirëpresin referendumin kombëtar të Serbisë të 16 janarit për ndryshimet kushtetuese si një hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur transparencën dhe efektivitetin e institucioneve te shtetit të sundimit te ligjit”.

“Ne besojmë se këto reforma janë një hap përpara drejt përafrimit të Serbisë me standardet evropiane dhe do të mbështesin procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE. Ne kemi inkurajuar të gjithë qytetarët  e Serbisë që të marrin pjesë në referendum dhe besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë vote të mund të votojnë në zgjedhje dhe referendume”, thuhet tutje në komunikatë.

Po ashtu, në fund të komunikatës ata u bëjnë thirrje Kosovës e Serbisë të përmbahen nga veprimet dhe retorikat ë rrisin tensionet dhe të angazhohen në dialog.

“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hape perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatë.

Megjithëse presioni për Qeverinë e Kosovës që të lejojë këtë referendum ka ardhur edhe nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës është treguar e prerë në këtë çështje. /Gazeta Enigma/.

Related Articles