Presioni ndaj Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë, QUINT-i takon Osmanin, Konjufcën dhe Kurtin

Presioni ndaj Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë, QUINT-i takon Osmanin, Konjufcën dhe Kurtin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca do të presin në takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Përveç se do të marrin pjesë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, do të marrin pjesë edhe ata të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Presioni në lidhje me lejimin për organizim të këtij referendumi është rritur sidomos sot kur shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.

LEXO EDHE: QUNT-i thirrje qeverisë që të lejojë OSBE-në të organizojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë

Megjithëse presioni për Qeverinë e Kosovës që të lejojë këtë referendum ka ardhur edhe nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës është treguar e prerë në këtë çështje. /Gazeta Enigma/.

Related Articles