Në Berlin, më 5 mars 2025, do të prezantohet libri “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, shkruan Gazeta Enigma.
Ngjarja, e organizuar nga Heinrich Böll Stiftung dhe Südosteuropa Gesellschaft, do të mbledhë ekspertë dhe figura të njohura për të diskutuar rreth temës. Libri, i botuar nga Admovere dhe Integra, ofron një pasqyrë të detajuar të masakrave të ndodhura në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, duke u mbështetur në dëshmi dhe dokumente autentike të kohës.
Paneli i diskutimit do të përfshijë emra të njohur si Shkëlzen Gashi, Ivana Nikolić, Arban Mehmeti dhe ish-ambasadorin gjerman në Kosovë, Michael Schmunk.
Diskutimi do të moderohet nga Michael Martens, gazetar i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).
Ngjarja është planifikuar të zhvillohet më 5 mars 2025, duke filluar nga ora 19:00, në Berlin.