Prishtina fiton, të gjithë kremtojnë fitoren, ëndrra vazhdon

Prishtina fiton, të gjithë kremtojnë fitoren, ëndrra vazhdon

Futbollistët, shtabi teknik, kryesia e klubit dhe “plisat” por edhe tifozët tjerë anëkënd Kosovës i janë gëzuar pa masë fitores së skuadrës nga kryeqyteti, të drejtuar nga strategu Zekerija Ramadani.

Kjo pasi me këtë sukses futbolli ynë po dëshmohet që është në rrugë të mbarë, dhe në të ardhmen e afërt do të jetë plotësisht kompatibil me atë të vendeve tjera perëndimore e me traditë.

Me këtë fitore FC Prishtina ka sinjalizuar që në të ardhmen nuk do të jetë assesi inferiore, porse do të luftoj në cdo ndeshje për sukses e fitore.

Lehtësim  i madh ka qenë përfundimi i takimit edhe për vet administruesit e faqes zyrtare, pasi kanë shfaqur hapur entusiazmin përmes postimit, duke potencuar se minutat e fundit të kanë qenë tejet stresuese.

“Cfarë lehtësimi”, ka shkruan faqja e e klubit, me t’u mbyllur takimi Prishtina – Bodo/Glimt 2:1

Çfarë lehtësimi, vazhdon ëndrra…????UEFA Europa Conference LeagueQR3 – 1st Leg: FC Prishtina – FK Bodø/Glimt…Posted by FC Prishtina on Thursday, August 5, 2021

Related Articles