Prishtina ankohet te gjyqtari i VAR-it: Valon Bajgora më nuk është rastësi!

Prishtina ankohet te gjyqtari i VAR-it: Valon Bajgora më nuk është rastësi!

Drita e ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 1:0. Golin e fitores për gjilanasit e shënoi Blerim Krasniqi, në minutën e 61-të pas harkimit të Raddy Ovoukas.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, klubi nga kryeqyteti është ankuar për gjyqtarin e VAR-it, Valon Bajgora.

“Gjyqtari nga Prishtina, Valon Bajgora nuk është më rastësi”, shkruhet në një pjesë të shkrimit të publikuar nga klubi të cilët kërkuan një penallti gjatë ndeshjes ndaj Dritës.

“Shtrohet pyetja, se si ky gjyqtar anonim me shpejtësi katapultoi në Superligë dhe nga këtë vetëbesim tre herë brenda sezonit të na dëmtoj”, vazhdon shkrimi i klubit kryeqytetas.

Më poshtë e keni prekjen me dorë të lojtarit të Dritës në zonën e 16-metërshit, por gjyqtari nuk e akordoi penallti.

Related Articles