Prishtina – Ballkani nuk luhet në “Fadil Vokrri”, ja ku zhvillohet takimi

Prishtina – Ballkani nuk luhet në “Fadil Vokrri”, ja ku zhvillohet takimi

Derbi e javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit nuk do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Përballja në fjalë me kërkesë të Federatës së Futbollit të Kosovës do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, raporton Demokracia.com.

Kështu ka mësuar Demokracia.com nga burime të sigurta.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është në rinovim dhe për shkak që fusha të mos rëndohet më shumë është vendosur që ndeshja të zhvendoset në Lipjan.

Dueli mes Prishtinës dhe Ballkanit luhet të dielën me fillim nga ora 13:30.

Related Articles