Java e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës përfundon sot me një ndeshje shumë interesante.
Dueli kryesor do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00 ku Prishtina pret Ballkanin.
Kryeqytetasit kanë pesë ndeshje pa fitore dhe synojnë t’i shkaktojnë humbjen e parë Ballkanit.
Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës kërkon vazhdimësi ku ende nuk dinë për humbje këtë sezon.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare
FC Prishtina: Nika, Islami, Hyseni, Kryeziu, Kryeziu, Krasniqi, Muja, Sinani, Bytyqi, Hamiti, Useini, Blesa.
FC Ballkani: Koliçi, Kuc, Thaqi, Dellova, Halili, Zyba, Potoku, Limaj, Gripshi, Berisha, Kryeziu.