Feronikeli sot u mposht pastër nga Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligë.
Kështu, kryeqytetasit ia thellojnë edhe më shumë krizën ish-kampionit të Kosovës, që e kishte fituar titullin në sezonin 2018/19.
Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq e ka vlerësuar si të vështirë fitoren ndaj skuadrës së Feronikelit.
Trajneri boshnjak ka thënë se ka parashikuar që nda
‘Ishte një fitore e vështirë, ashtu siç e kemi parashikuar, pasi Feronikeli u mbyll para portës mirë dhe na detyroi që gjatë tërë pjesës së parë ta kërkojmë golin. Arritëm të shënojmë dy gola në pjesën e dytë dhe të sigurojmë fitoren që është e rëndësishme’, është shprehur Ibrakoviq.
‘Po punojmë që ekipi të përmirësohet edhe më shumë dhe besoj që do të jemi më të mirë’, ka thënë në fund kreu i bankinës së Prishtinës.
Kjo ndeshje u përcollë nga një numër i vogël i shikuesve. Sipas tifozëve, “Plisave”, fajtori kryesor është orari i papërshtatshëm.
Gjithashtu tifozët “bardhekaltër” kanë kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës që ta marrin parasysh orarin e ndeshjeve në xhirot e radhës.