Prishtina dhe Ballkani do të takohen sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:00 në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar.
Vendasit hyjnë në këtë takim me synim vetëm fitoren të cilën nuk e kanë arritur në katër ndeshjet e fundit, pasi kanë katër barazime dhe një humbje.
Mysafirët në anën tjetër synojnë ta vazhdojnë ecurinë pozitive të rezultateve pasi në pesë ndeshjet e fundit kanë katër fitore dhe një barazim.
Në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në Suharekë, ndeshja kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Të dy trajnerët Arsim Thaçi dhe Orges Shehi, kanë vendosur të futen në fushë me formacionet më të mira në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Kolaj, Islami, Vitija, Limani, Kryeziu, Krasniqi, Gallapeni, Bytyqi, Raqi, Boueye, Gnapi.
Ballkani: Iljazi, Jashanica, Smajli, Halili, Tolaj, Abedini, Sunday, Hamidi, Thaqi, Ribeiro, Inacio.