Prishtina dhe Drenica kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipet u ndan 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Leutrim Kryeziu kaloi Prishtinën në avantazh në minutën e 37-të të takimit.
Shifrat i barazoi Mziu në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë përkundër rasteve goli nuk pati dhe kësisoj ekipet ndan pikët.
Prishtina mbetet në pozitën e 5-të me 39 pikë, ndërkohë Drenica ka tri pikë më pak në vendin e 7-të.