Prishtina do ta zhvillojë sonte finalen e raundit preliminar në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Enigma.
Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën nga Andora, Inter Club d’Escaldes.
Loja do të zhvillohet në Elbasan Arena nga ora 20:00.
Tek Prishtina vazhdon të mungojë Leonit Abazi, Bleart Tolaj, kurse është rikthyer nga suspendimi Leutrim Bekteshi.
Në rast të fitores, Prishtina në raundin e parë eliminator do të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvarosh./Gazeta Enigma/