Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohen në fundjavë.
Njëra ndër ndeshjet kryesore pritet të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Enigma.
Prishtina dhe Gjilani do të përballen në kuadër të kësaj xhiroje.
Gazeta Enigma mëson se kjo ndeshje do të luhet ditën e shtune me fillim nga ora 13:00, e jo siç u lajmërua më herët se do të luhet nga ora 19:00.
Prishtina zë vendin e katërt me 13 pikë të mbledhura, kurse Gjilani renditet në vendin e shtatë me 11 pikë të grumbulluara.