Pas plot tetë vitesh, Prishtina arriti të shpallet kampion i Kosovës në futboll, një xhiro pa përfunduar sezoni 2020/21.
Kjo arritje e madhe në Superligë ishte mungesë te klubi më i trofeshëm në Kosovë.
Para ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani ua kishte mbajtur një fjalim emocional dhe motivues futbollistëve të tij.
Ndryshe, kryeqytetasit e siguruan matematikisht titullin e kampionit, pas fitores 2-1 në udhëtim te Gjilani.