Detaje të reja: Si u zbuluan 400 kg kokainë dhe 2 ngarkesat e tjera

Detaje të reja: Si u zbuluan 400 kg kokainë dhe 2 ngarkesat e tjera
Policia e Kosovës kapi 400 kilogram kokainë në një konteiner me mish që vinte nga Brazili.

Siç mëson abcnews.al, bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij. Më pas konteineri u ngarkua në kamionin me targa 01 263 OD.

Operacioni

Autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë pasi u sinjalizuan nga DEA amerikane. Me të mbërritur konteineri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryeshin procedurat për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Pasi kanë kryer procedurat, autoritetet e kanë ndjekur kamionin me konteinerin sipër, i cili është nisur për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe policia e Kosovës, e cila ka ndërhyrë duke bërë edhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës në Lipjan.

LEXO EDHE: Sekuestrohen 2,2 ton kokainë në Kosovë, para 15 ditësh kamioni me banane kishte ardhur në Durrës

Dy ngarkesa të tjera

Policia shqiptare kishte dy muaj që priste ngarkesën kolosale të kokainës dhe ndërkohë që kjo ndodhte në portin e Durrësit janë sekuestruar edhe dy ngarkesa të tjera më lëndë narkotike të tjera. Gjithçka ndodhi teksa pritej sasia e madhe dhe dy operacionet e mëparshme kanë qenë të rastësishme, pa informacion nga jashtë.

Sasitë e bllokuara janë 142 kilogram kokainë në datën 10 prill dhe 49 kilogram të tjera u kapën më datë 1 prill.

Related Articles