Prishtina kampion, trajneri iu mbanë fjalim emocionues futbollistëve të klubit

Prishtina kampion, trajneri iu mbanë fjalim emocionues futbollistëve të klubit

Pas plot tetë vitesh, Prishtina arriti të shpallet kampion i Kosovës në futboll, një xhiro pa përfunduar sezoni 2020/21.

Kjo arritje e madhe në Superligë ishte mungesë te klubi më i trofeshëm në Kosovë.

Para ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani ua kishte mbajtur një fjalim emocional dhe motivues futbollistëve të tij.

Ndryshe, kryeqytetasit e siguruan matematikisht titullin e kampionit, pas fitores 2-1 në udhëtim te Gjilani.

Fjalimi i kryetrajnerit Ramadani para ndeshjes"Për Prishtinën nuk është titulli diçka e madhe, por në mungesë prej tetë vitesh, jemi ne që Zoti na e ka dhënë këtë mundësi që ta kthejmë sërish atë dhe dua që sot ta kryeni punën, sepse gjatë rrugës i kemi dëshpëruar edhe "Plisat" edhe klubin dhe nuk duam ta lëmë për ndeshjem e fundit"Posted by FC Prishtina on Monday, May 17, 2021

Related Articles