Prishtina me 10 lojtarë arrin të fitojë si mysafir i Dritës, duke bërë hap të madh drejt finales  

Prishtina me 10 lojtarë arrin të fitojë si mysafir i Dritës, duke bërë hap të madh drejt finales  

Prishtina ka arritur ta mposht Dritën si mysafir me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.  

Prishtina që u drejtua nga Arsim Thaqi për herë të parë, e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar penallti që në aksionin e parë në këtë ndeshje. 

Ardian Muja ishte i saktë nga pika e bardhë, duke e mposhtur Faton Malokun për 1-0. 

Pasi Prishtina mori epërsinë, gjyqtari Ilir Mehmeti ndëshkoi me karton të kuq, kapitenin Ardian Muja, duke krijuar një situatë tensioni. 

Po ashtu u largua nga loja edhe Behar Maliqi, për ankesa ndaj gjyqtarit.    

Drita tentoi të barazojë në pjesën e parë, duke rrezikuar me Arb Manajn, por pa sukses. 

Kishte shumë harkime në zonë, por portieri i Prishtinës, Agron Kolaj, zotëroi zonën me dalje të sakta.   

Pjesa e dytë u luajt vetëm në fushën e Prishtinës, ku Drita kishte disa raste. 

Rastin më të mirë e kishin në minutën e 87-të, kur gjuan Manaj, por nga vija e portës topin e largoi Leonat Vitija. 

Pas këtij rast, Albert Dabiqaj kishte dy raste, por në të dyja rastet gjuaji mbi portë. 

Gjyqtari dha katër minuta shtesë, ku Prishtina arriti ta ruajë rezultatin dhe të marr një fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Related Articles