Prishtina me një këmbë në finale, ia shënon Dritës tre gola veç në pjesë të parë

Prishtina me një këmbë në finale, ia shënon Dritës tre gola veç në pjesë të parë

Prishtina ka realizuar tre gola në pjesë të parë ndaj Dritës, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjilan e kishte fituar Prishtina me rezultat 1-0, çka do të thotë se rezultati i përgjithshëm për momentin është 4-0 në favor të ekipit nga kryeqyteti.

Mbetet të shihet nëse Drita do mund të bëjë ndonjë befasi në pjesën e dytë.

Fituesi do të luajë në finale me Llapin, që sot siguroi kalimin, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë nga Drenica, duke kompletuar rezultatin e përgjithshëm prej 4-0. /Gazeta Enigma

Related Articles