Prishtina mposhtë Dukagjinin, qëndron e para në tabelë

Prishtina mposhtë Dukagjinin, qëndron e para në tabelë

Klubi i Prishtinës ka mposhtur atë të Dukagjinit me rezultat 3-0, në xhiron e gjashtë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

Dy golat e parë u shënuan nga mesfushori Albin Krasniqi, ndërsa fitoren e vulosi 21-vjeçari Rigon Llugiqi.

Prishtina qëndron e para në tabelë me pikë të njëjta me Ballkanin, Malishevën dhe Suharekën, me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak.

Dukagjini gjendet në vendin e shtatë, me gjashtë pikë të grumbulluara deri më tani. /Gazeta Enigma

Related Articles