Prishtina nis operacionin “fshesa” – këta janë lojtarët e larguar

Prishtina nis operacionin “fshesa” – këta janë lojtarët e larguar

Klubi i Prishtinës ka larguar tre lojtarë nga ekipi, me marrëveshje të dyanshme – në një lëvizje të papritur.

Bëhet fjalë për futbollistët Luis Mota, Gentrit Salihu dhe Ardi Ajdini.

Për Luis Motan, FC Prishtina tha se e falënderon për profesionalizmin dhe kontributin e tij, duke i uruar suksese në sfidat e reja në karrierën e tij.

“FC Prishtina njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin portugez Luis Mota, me marrëveshje të dyanshme. Mota iu bashkua skuadrës sonë gjatë verës”, u tha në njoftim.

Mesfushori 22-vjeçar Gentrit Salihu, ishte pjesë e klubit për një sezon e gjysmë, gjatë së cilës periudhë ka regjistruar gjithsej 35 paraqitje zyrtare. Me fanellën bardh e kaltër, ai kontribuoi me 1 gol dhe 2 asistime, duke qenë gjithashtu pjesë e ekipit që triumfoi në Kupën e Kosovës 2025.

Gentrit Salihu u rikthye te FC Prishtina në korrik të vitit 2024, pasi më herët kishte qenë pjesë e klubit duke u formuar te ekipi U19.

“FC Prishtina e falënderon Gentrit Salihun për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale”, tha klubi.

Ndërkohë, qendërmbrojtësin Ardi Ajdini, iu bashkua klubit në verën e vitit 2022.

Në edicionin 2024/2025, ai  zhvilloi gjithsej 22 paraqitje në të gjitha garat zyrtare, duke dhënë kontributin e tij në sukseset e ekipit.

Ai ishte pjesë e skuadrës që triumfoi në Kupën e Kosovës 2025, teksa në fillim të këtij edicioni, Ajdini u huazua te Iliria e Prizrenit.

“FC Prishtina e falënderon Ardi Ajdinin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar me fanellën bardhekaltër, duke i uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, thuhet në komunikatë.

Related Articles