Prishtina rikthehet si qyteti me më së shumti raste aktive me COVID-19

Prishtina rikthehet si qyteti me më së shumti raste aktive me COVID-19

Është rritur ditëve të fundit numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 58 raste të reja me koronavirus, raporton Gazeta Enigma.

Sipas të dhënave të MSH-së, është rritur edhe numri i rasteve aktive, i cili në 24 orët e fundit ka shkuar në 250.

Kjo ka bërë që Prishtina të ndërrojë renditjen në listën e qyteteve të Kosovës me më së shumti raste aktive.

Tashmë kryeqyteti po prin me 51 raste aktive me COVID-19, derisa qyteti i dytë është Ferizaj me 45 dhe i treti, Gjilani me 31 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit, më së shumti raste pozitive me koronavirus janë shënuar në Prishtinë, gjithsej 11 sosh./Gazeta Enigma/

Related Articles