Në disa rrugë në kryeqytet, edhe pse nuk ka vendkalime për këmbësorë, qytetarët “ilegalisht” i kanë krijuar vetë ato.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, tha se tek “Rrethi me flamur” qytetarët kanë krijuar vet një hapësirë për kalimin e rrugës anise e kishin një tjetër, raporton “Ju Flet Prishtina”.
Sipas Musliut, disa vendkalime do të eliminohen ndërsa ato që do të mbesin do të bëhen më funksionale për të iu ofruar më shumë siguri qytetarëve.
Ndërsa, qytetarët thonë se ndjehen të frikësuar gjatë kalimit të rrugës në kryeqytet.
Intervenime për vendkalime në kryeqytet do të ketë deri në muajin qershor ndërsa kostoja e tyre do të jetë rreth 2 mijë euro.