Klubi Futbollistik “Prishtina” është kualifikuar me shumë vështirësi në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Kryeqytetasit triumfuan me dramë ndaj Drenicës me rezultat 2:1 pas 120 minutave lojë, ngase 90 minutat e rregullta ishin të barabarta 1:1.
Drenica ishte e para që kaloi në avantazh me golin e Kreshnik Ukës në minutën e 61-të, për ta barazuar Krasniqi në të 95-tën minutë, gol me të cilin skuadrat shkuan në vazhdime.
Me të nisur pjesa e parë e vazhdimeve, gjegjësisht në minutën e dytë, Prishtina shfrytëzoi dëshpërimin e futbollistëve “kuqezi” dhe përmbysi rezultatin me Sylley që debutoi me gol për Prishtinën.
/Gazeta Enigma/