Prishtina zbulon çmimin e biletave për ndeshjen në Conference league

Prishtina zbulon çmimin e biletave për ndeshjen në Conference league

Të martën më 20 korrik, Prishtina e luan ndeshjen e parë në raundin e dytë kualifikues në Europa Conference League ndaj ekipit uellsian, Connah’s Quay Nomads.

Ndeshja e parë luhet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse ajo e kthimit më 29 korrik në Uells. Klubi kryeqytetas ka njoftuar se pas më shumë se një viti e gjysmë do të luajnë në praninë e tifozëve, teksa ka njoftuar edhe për çmimin e biletave. Në lindje çmimi do të jetë pesë euro, në jug dhe veri nga tri euro dhe në perëndim nga 10 euro.

Related Articles