Prishtina zyrtarizon trajnerin e ri, Abdulah Ibrakovic-in

Prishtina zyrtarizon trajnerin e ri, Abdulah Ibrakovic-in

Klubi i Prishtinës vetëm pak kohë më parë zyrtarizoi ndërprerjen e bashkëpunimin me teknikun Zekirija Ramadani. Por, në me pak se një orë, kryeqytetasit kanë zyrtarizuar emrin e teknikut të ri, Abdulah Ibrakovic-it.

51-vjeçari është me orgjinë nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai ka drejtuar skuadra si Kapfenberg-u në Austri, Hetten në Arabinë Saudite, Sarajevo-n në Bosnje dhe Hercegovinë dhe shumë skuadra të tjera. Kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në futbollin shqiptar.

Ibrakovic-i ka folur edhe fjalët e para si tekniku i bardhekaltërve.

“Mund të them se po ndihem shumë mirë. Prishtinën e shikoj si klub shumë të madh, klubin më të madh në Kosovë”, tha ai.

“Ekipi ka kualitet dhe është normale që në futboll të ketë rënie dhe ngritje. Besoj se tani me disa energji të reja do të arrijmë të përmirësohemi dhe sigurisht se më pas do të jetë më lehtë”.

“Futbolli në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë dhe Prishtina do të jetë skuadër e cila do ta tërheqë të gjithë futbollin kosovar në drejtim të Evropës”.

“Prishtina e kërkon gjithmonë titullin dhe të gjithë trofetë. Prishtina mund të krahasohet në Bosnjë me klubin e Sarajevës, që pak a shumë kanë pritje të njëjta. Klubet kalojnë periudha tranzicioni dhe kjo është normale”, shtoi tekniku.

Related Articles