Prishtinë: 20-vjeçari tenton ta sulmojë me kaçavidë të dyshuarin, ai e gjuan me karrige

Një rast i mosmarrëveshjes ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ’27 Nëntori’ në Prishtinë, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt fizik.

Gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale mes tyre ku si rrjedhojë, 20-vjeçari ka tentuar që ta sulmojë me kaçavidë 21-vjeçarin, njofton Sinjali.

Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me sulm, duke gjuajtur një karrige në drejtim të të dyshuarit tjetër dhe si pasojë është dëmtuar vetura e tij.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Kanosje’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.

Related Articles