Prishtinë, arrestohet një person pasi i rrahu katër policë

Prishtinë, arrestohet një person pasi i rrahu katër policë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht katër policë të shtunën rreth orës 19:00, raporton Gazeta Enigma.

I dyshuari fillimisht nuk i kishte respektuar urdhërat e policisë pastaj i kishte sulmuar fizikisht ata.

Katër policiët e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, kurse i dyshuari është dërguar në mbajte.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull  kosovar, pasi që i njëjti fillimisht nuk ka respektuar urdhrin  dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Related Articles