Një person i dyshuar është përfshirë në një rast të grabitjes, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është zënë në flagrancë, ku rreth orës 10:30 është arrestuar nga zyrtarët policor.
“Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë”, tha Ahmeti.
Tutje ajo ka shtuar se “personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë”.
“Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, ka sdeklaruar ajo. /GAZETA ENIGMA/