Nesër Lajçak në Kosovë, takohet me Bislimin

Nesër Lajçak në Kosovë, takohet me Bislimin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të martën do të qëndrojë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.



Lajmin e ka bëë të ditur Zyra për Informim e Qeverisë, ku bëhet e ditur se i njëjti do të pritet në takim nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, u tha në njoftim.

Takimi pritet të zhvillohet nga ora 09:30 në ndërtesën e Qeverisë.

Kujtojmë se takim me Bislimin paralajmëroi edhe vetë Lajçaku gjatë ditës së sotme.

Related Articles