Prishtinë: Arrestohet një person për mashtrim dhe falsifikim dokumenti

Prishtinë: Arrestohet një person për mashtrim dhe falsifikim dokumenti

Policia e Kosovë nga rajoni i Prishtinës përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se është arrestuar i dyshuari për mashtrim dhe falsifikim, shkruan Gazeta Enigma.

“Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra, ka arrestuar një të dyshuar për veprat penale; -Mashtrim, falsifikim dokumenti, si dhe, legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas policisë i dyshuari deri më tani ka arritur të mashtroj së paku shtatë persona.

“Sipas informacioneve të deritanishme, janë ngritur dyshimet se, i dyshuari duke prezantuar rrethana të pavërteta ka arritur të mashtroj së paku shtatë persona dhe të përfitoj nga viktimat rreth 99.500 euro, duke u premtuar të njëjtëve shitjen e pronës në një para lagje të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ata kanë njoftuar se “i njëjti përmes mashtrimit dhe falsifikimit dyshohet të ketë lidhur disa kontrata shitblerjeje me palë të ndryshme vlera e të cilave arrin qindra mijëra euro”.

“Që nga marrja e informacioneve të para më datë 16.11.2021, njësia e hetimeve të stacionit policor Qendra, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer veprime hetimore dhe veprime të tjera operative që rezultuan me identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të dyshuarit; E. C. 41 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës” thuhet në këtë njoftim nga Policia.

I dyshuari u arrestua sot nga ana e policisë nën dyshimin për veprat penale të sipër cekura, theksuan nga policia.

“Ndërkohë janë identifikuar dhe janë në kërkim policor edhe dy të dyshuar të tjerë që dyshohet të jenë të implikuar në rastin e njëjtë”.

“I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/

Related Articles