Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ia ka shitur një banesë viktimës, por se s’ia ka dhënë atë kurrë.
Rasti ka ndodhur para tre vjetësh, sipas raportit ditor policor. Bëhet fjalë për një banesë në lagjen “Mati 1”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.
“Viktima mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar vite më parë i kishte shitur një banesë, mirëpo i njëjti nuk ka mund të marr banesën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.