Është braktisur një foshnje e porsalindur në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e dyshuara ende nuk është hasur nga organet e rendit.
“Raportohet se e dyshuara femër pasi ka lindur e ka braktisur foshnjën e sajë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Gazeta Enigma/