Prishtinë: Dënohet personi që hodhi mbeturina nga vetura

Prishtinë: Dënohet personi që hodhi mbeturina nga vetura

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi i njëjti është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në vend publik, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit, pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës ka apeliar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla.

No photo description available.

Related Articles