Të mërkurën në mëngjes një 15-vjeçare është sulmuar nga qeni në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Nëna e saj ka treguar për klankosova.tv se viktima ka qenë duke shkuar në shkollë kur është sulmuar nga qeni.
Sipas saj, tani gjendja shëndetësore e vajzës është e mirë pasi që e njëjta është dërguar edhe për trajtim.
“Tash për momentin gjendja e saj shëndetësore është e mirë, kemi ardhur këtu në qendër të vaksinimit”.
“Rasti ka ndodhur te ‘Ambulanta’ pranë shkollës fillore ‘Ismail Qemaili’ në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë”.
“Derisa ajo ka qenë duke ecur, vetëm iu kanë vërsulur qentë duke shkuar në shkollë. Por, një grua e ka dërguar në ‘Ambulantë’ pastaj kanë ardhur edhe policia”, njofton nëna e saj.