Një grua ka njoftuar policinë se dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë të martën rreth orës 16:20, raporton Gazeta Enigma.
Personat e dyshuar pasi kishin tentuar ta rrëmbejnë janë larguar në drejtim të panjohur ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë sipas ankueses.
Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet.
“RRËMBIM NË TENTATIVË/Prishtinë 30.08.2022 – 16:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy persona kanë tentuar që ta kryejnë veprën e lartcekur dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktima është intervistuar dhe rasti i inicuar vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.