Suspendohet kampioni olimpik i Singaporit, pasi e pranoi se kishte konsumuar kanabis

Suspendohet kampioni olimpik i Singaporit, pasi e pranoi se kishte konsumuar kanabis

Kampioni i parë olimpik nga Singapori, Joseph Schooling është suspenduar nga garat në not, pasi ka pranuar se ka konsumuar kanabis ndërsa ishte jashtë vendit, raporton BBC.

“Kam vepruar gabim dhe më vjen shumë keq”, ka thënë Schooling.

27-vjeçari ishte bërë hero në Singapor, kur fitoi medaljen e parë të artë olimpike për vendin e tij në Lojërat në Rio 2016.

Por, skandali me drogën ka ndarë opinionin në Singapor, që njihet për ligje strikte anti-drogë.

Shumë kanë shprehur simpati për notuesin, duke cekur se babai i tij ka vdekur në nëntor të vitit të kaluar dhe se Schooling ishte duke u përballur me presion të madh.

Qytetarët apo banorët rezidentë të Singaporit që dështojnë në teste të drogës përballen me 10 vjet burgim dhe një gjobë afro 14 mijë dollarë.

Ndërkohë për trafikim të drogës është dënim me vdekje.

Schooling ka kërkuar falje nëse veprimet e tij kanë lënduar familjen e tij dhe tifozët e rinj.

“U dorëzova në një moment dobësie, pasi po kaloja një periudhë shumë të vështirë në jetë”, tha Schooling.

Po ashtu edhe notarja e Singaporit, Amanda Lim 29-vjeçare, ka pranuar se ka konsumuar kanabis. Ajo është paralajmëruar nga Byroja Nacionale e Narkotikëve pas një hetimi.

“Nuk ka arsyetim, do ta marrë seriozisht paralajmërimin dhe do të reflektojë në gabimet”, ka thënë Lim.

Related Articles